Rike Roçi, ish-banorja e Big Brother Vip Albania ka qenë e ftuar në emisionin “Më Prit të Dielën” në MCN, ku edhe ka bërë një deklaratë mbi lidhjet e dashurisë, ndër të tjera.
Ajo është shprehur në deklaratë se lidhjet e saj nuk zgjasin pasi tradhëohet gjithmonë, teksa më tej shton se arsyeja që ndodh kjo është sepse ajo është “bio”. Ajo thotë se është gjithmonë shumë besnike prandaj edhe ndoshta mbetet vetëm.
“Në lidhje, mua më tradhtojnë gjithmonë. Më tradhtojnë, nuk e di. Nuk i pëlqejnë gocat bio. I pëlqejnë këto gocat të bëra totalisht. Gjithmonë më tradhtojnë me vajzat shumë të bëra. Tradhtohem gjithmonë, po! Unë jam shumë besnike. Prandaj jam vetëm. Mbase kam diçka të gabuar unë, nuk e di!” është shprehur Rike.





