Ish-bashkëshorti i mori vajzën, vetëhelmohet dhe ndërron jetë në helikopter 37-vjeçarja

0

 

Punonjësja e bankës së nivelit të dytë në Sarandë, e cila u vetëhelmua, ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohet me helikopter drejt spitalit Ushatarak në Tiranë.

37-vjeçarja u vetëhelmua pasditen e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Pas vetëhelmimit 37-vjeçarja u nis fillimisht drejt spitalit të Sarandës por gjendja e rënduar shëndetësore bëri që ajo të transportohej me helikopter drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane.

Burimet policore bëjnë me dije se shkak për ndërmarrjen e këtij akti nga ana e gruas është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare. Kjo e fundit është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi me vendim Gjykatës pas divorcit i është caktuar atij kujdestaria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu