Ish-burri i vrau fëmijët, gruaja shpërthen në dëshpërim

0

Një tragjedi e vërtetë ndodhi së fundi në Itali, ku një 44-vjeçar në prag divorci, theri me thikë dy fëmijët e tij, dhe më pas vrau edhe veten.

“E dija, nuk duhej t’i lija me të”, kjo është thirrja e vazhdueshme e nënës që humbi dy fëmijët.

Ishte Luana ajo që mëngjesin e së enjtes gjeti trupat e pajetë të dy fëmijëve të saj Giada dhe Alessio, 13 dhe 7 vjeç, të goditur me thikë në gjumë nga babai i tyre, Andrea Rossin, 44 vjeç, i cili kreu vetëvrasje pas vrasjes së dyfishtë në

“Ajo nuk donte, nuk ndihej rehat kur i linte me të”, përsërit gjyshja Maria para karabinierëve, siç raporton La Stampa .

Burri, vuante prej kohësh nga çrregullime mendore për të cilat po trajtohej, por sipas lajmeve të lëshuara nga autoritetet gjyqësore, ai nuk e kishte pranuar divorcin nga gruaja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë.

Ai e monitoronte Luanën nga mëngjesi në mbrëmje, në punë dhe në kohën e lirë e ndiqte. “Ai tha se bota ishte e keqe, dhe se duhej të mbronte fëmijët e tij”, thotë nëna e një shoku të klasës së Giadës jashtë shkollës.

Pas përfundimit të martesës, Luana ishte zhvendosur në shtëpinë e nënës së saj në Brissago Valtravaglia (Varese). Mëngjesin e së enjtes ajo u kthye në shtëpinë me tarracën me tulla të kuqe ku jetonte me Andrean për të shoqëruar fëmijët e saj në shkollë, pasi i la me babanë natën.

Në dhomën e Alessio dhe Giada-s, i gjeti të vdekur në shtretër, të vrarë me një thikë në zemër. Në dhomën ku deri pak muaj më parë flinte me Rossin, e gjeti atë të pajetë. Për të vrarë fëmijët dhe veten burri ka përdorur një thikë kuzhine. Thirrjet e dëshpërimit të gruas tërhoqën vëmendjen e fqinjëve, të cilët ngritën alarmin.

Familja e burrit është e habitur, e shqetësuar nga “boshllëku i madh, i pakalueshëm” i krijuar nga kjo tragjedi, siç shpjegohet nga nipi i vrasësit, veçanërisht për zhdukjen e dy fëmijëve, “i mrekullueshëm, ai me ëmbëlsinë e pafund, ajo e shkëlqyer”,  “një fatkeqësi që askush nga ne nuk mund ta kishte parashikuar”.