Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, paraqitet në SPAK

0

TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të marte. Murrizi është parë të futet në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk dihen ende arsyet e thirrjes së tij në institucionin e drejtësisë.

Murrizi është dhe kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.