Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

0

TIRANË- Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme SPAK. Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Sipas raportimeve, Bushka akuzohet për kryerjen e veprës penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Më parë ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka i ka kërkuar më parë GJKKO-së pushimin e çështjes. Bushka e bëri këtë kërkesë përmes avokatit të saj, duke argumentuar se çështja duhet të pushohet pasi pretendonte se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. Ish-deputetja socialiste kërkoi gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO), për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme.