Ish-drejtori i CIA-s: Nëse Moska përdor armë bërthamore, SHBA-ja me aleatë do t’i shkatërrojë trupat ruse

0

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët do të veprojnë në rast se Moska do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, raportoi të hënën “The Guardian”.

Sipas Petraeusit, në rast të përdorimit të armëve bërthamore, SHBA-ja bashkë me aleatët e saj do t’i shkatërrojnë trupat dhe pajisjet e Rusisë në Ukrainë dhe do ta fundosin flotën e saj në Detin e Zi.

Petreaus sqaroi se nuk ka diskutuar me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, për reagimin e mundshëm të SHBA-së, por beson se një sulm bërthamor nga Rusia në Ukrainë do të shkaktonte një përgjigje të ashpër të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-ja.

Veprimet e fundit të Rusisë, kanë shuar edhe më shumë shpresat për arritjen e në marrëveshjeje të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur të aneksojë katër rajone të Ukrainës: Donetskun, Luhanskun, Khersonin dhe Zaporizhzhian.

Të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Lymanit, qytet strategjik në Donbas, nga i cili forcat ruse u tërhoqën një ditë më parë.

Zelensky i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të postuar në Telegram më 2 tetor.

“Deri në orën 12:30, Lymani është krejtësisht i pastruar. Faleminderit ushtarëve tanë. Lavdi Ukrainës”, ka thënë ai. Rimarrja e kontrollit të Lymanit nga forcat ukrainase është fitorja më e madhe në fushëbetejë në javët e fundit, pas kundërofensivës që forcat ukrainase nisën në rajonin verior të Kharkivit, duke dëbuar forcat ruse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu