Ish-drejtori i RTSH-së kërcënon me jetë komentatorin Kosta Grillo (Arsyeja)

0

Konflikti i nisur disa vite më parë mes komentatorit sportiv të RTSH-së, Kosta Grillo dhe ish-drejtorit të institucionit, Thoma Gëllçi ka degjeneruar në kërcënimin me jetë të Grillos.

Fjala.al shkruan se Grillo është kërcënuar me jetë nga njerëz pranë Gëllçit.

Portali shton se Grillo ka bërë një denoncim zyrtar në policinë e shtetit, e më konkretisht pranë oficeres Zhuliana Bregu, për Gëllçin dhe të njohurit e tij.

Grillo ka deklaruar në polici se ka marrë një telefonatë kërcenuese duke iu kërkuar që të mos publikojë më shkrime dhe fakte ndaj ish-drejtorit të RTSH-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu