Ish-kandidati socialist humb 13 mln lekë, vë letër në shtyllë: Kush i sjell, shpërblehet

0

Ish-kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Vaid Shaba i kanë humbur rreth 13 milionë lekë të vjetra. AbcNews ka publikuar foton e denoncimit të bërë nga vetë Shaba në të cilin shkruhet se paratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të Shabës, por kanë humbur. Në njoftimin që po shpërndahet në muret e shtyllat e qytetit thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Për gjetjen e tyre ish-kandidati socialist premton dhe shpërblim.

DENONCIMI:

Më ka humbur një qese me 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Kushdo që e ka informacionin të kontaktojë në numrin e telefoni: 0682073309 ose të vijë pranë zyrave tona ‘Exchange’ Vaid Shaba, rruga ‘Qazim Kariqi’ tek ish-stacioni i autobusëve ose përballë xhamisë. Personi që sjell paratë do të shpërblehet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu