Richard Grenell, ish-këshilltari i Donald Trump tallet me administratën aktuale në SHBA. Krahu i djathtë i ish-presidentit Turmp merr shembull Shqipërinë për të ironizuar administratën e Joe Biden.
Ai thotë se në Shqipëri u sanksionua Sali Berisha, por amerikanët refuzojnë të vendosin kufizime për të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin. Ish-këshilltari i referohet sanksioneve të SHBA mbi Rusinë, për luftën në Ukrainë.
“Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi të dashurën e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter.
Joe Biden’s Administration has the leader of the Conservative party in Albania under sanctions – but not Putin’s mistress.
The U.S. media is bankrupt.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2022