Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ironizon Samiun dhe Efin: Deklarohet pula për gjelin

0

Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen Prime” Samiu u deklarua për Efin.

Ai e nisi përballjen me konkurrenten si një shaka duke i thënë se do të largohej nga programi, por më pas e zbuloi të vërtetën dhe përpos kësaj ai i dhuroi Efit edhe një kornizë të madhe me fotografinë e saj.

Ndërkohë deklarata e Samiut për Efin solli reagime jo vetëm nga publiku, por edhe nga ish-konkurrentë.

Me anë të një videoje të postuar në “Instastory” mëngjesin e sotëm, Ana Gjini ka ironizuar deklarimin e dyshes duke e etiketuar si “deklarata e pulës për gjelin”.

‘’Mëngjesim e sotëm e nisim me deklaratën e pulës për gjelin’’, u shpreh ajo.

Kujtojmë këtu që ajo ka dalë çifti nga programi me Bruno Shemsho. Ata vendosën ta vazhdojnë njohjen e tyre jashtë syrit të kamerave.

Ditën e largimit nga studioja, Bruno i përgatiti një surprizë shumë romantike Florjanës. Ai e nxori konkurrenten jashtë studios dhe duke i vendosur një shami në sy, e dërgoi në destinacionin që ai kishte planifikuar.

Çifti shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, duke u rikthyer më pas në studio, ku Bruno i propozoi të largohen nga emisioni dhe mori një “Po” nga Florjana.

Ata e finalizuan këtë moment me një kërcim shumë romantik. Ky çast kaq i bukur i emocionoi të gjithë, jo vetëm konkurrentët në studio, por edhe Arjanin me Borën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu