Shpallja e vendimit për Thoma Gëllçin u shty për ditën e nesërme në orën 12:00. Ish drejtori i RTSH ishte edhe vetë i pranishëm në seancë. Pasi gjykata la në fuqi masën e arrestit me burg, nëpërmjet avokatit të tij, Gëllçi ka apeluar këtë vendim.
Thoma Gellcci kerkoi masë më të butë sigurie ose heqje të saj, pasi arresti ne burg ështe i papershtashem pasi nuk paraqet rrezikshmëri largimi nga vendi apo per proshjen e provave.
Avokati mbrojtës i Thoma Gëllçit, Dorian Metalia
Kjo është thjesht një hap i betejës ndaj kësaj parregullsie, për të mos mbajtur në arrest me burg një eprson që nuk ka lidhje me akuzat që i bëhen. Gëllci nuk mund të futet në garë për kreun e RTSH sepse është në kushtet e arrestit me burg. Ju e shikoni sesi po pengohet Gëllçi.
Ne presim drejtësi në fund të fundit se ky është investimi i bërë për gjykatën e Posaçme. Këtu bëhet fjalë për një vlerësim juridik të të gjithë elementëve. Në momentin që flasim, dosja mbetet sekret dhe nuk dihet nëse kjo masë do të ndryshohet apo do të vijojë të jetë në fuqi masa për arrest me burg. Kjo është një fushatë baltosje e cila bëhet për të penguar kandidaturën e tij në krye të RTSH.