Ish-mbrojtësi i Arsenal, Martin Keown, lavdëroi sulmuesin e Southampton, Armando Broja në barazimin që Southampton arriti në takimin ndaj Manchester United. Broja ka shënuar gjashtë gola në 12 takime që e ka nisur ndeshjen si titullar dhe fuqia e tij ka tërhequr vëmendjen e Anglisë. Koewn, aktualisht si analist në BT Sport i ka kërkuar trajnerit të Arsenal Mikel Arteta që të transferojë në verë sulmuesin shqiptar.
“Duhet ta duartrokasim Armando Brojën, ritmin që ka. Më ka impresionuar vërtet te Southampton. Ka një fizik ekzemplar, arrin të fus topin atje ku Maguire nuk është në gjendje ta ndaloj. Broja ka gjithçka i nevojitet. Ritmin është aty, shihni sesi arrin të fitojë një top. Kaq i shpejtë, i pëlqen loja një për një dhe megjithë kundërshtarët rreth tij. Ky sulmues është kaq i vështirë për të luajtur kundër tij”, tha Keown për gazeta “Express”
Në muajin janar Arsenal kërkoi me ngulm një sulmues dhe u hodh në sulm për Dusan Vlahovic i Fiorentinës dhe Alexander Isak i Real Sociedad por pa marrë asnjë prej tyre.