Ish-menaxherja e Facebook kërkon shkarkimin e Mark Zuckerberg

0

Ish-menaxherja  e Facebook, e cila ka akuzuar kompaninë se ka sakrifikuar mbi të mirën publike për fitime marramendëse i ka bërë thirrje  Mark Zuckerberg  të japë dorëheqjen  nga posti i shefit ekzekutiv të gjigantit të mediave sociale, që së fundmi ndërroi emrin në “Meta”.

“Unë mendoj se Facebook do të funksiononte më mirë me dikë që do të ishte i gatshëm të fokusohej në sigurinë. Pra, po, Mark duhet të japë dorëheqjen”, tha ish menaxherja e Facebook.

Rikujtojmë se Frances Haugen zbuloi dhjetëra mijëra faqe kërkimesh dhe dokumentesh të brendshme, të cilat shkaktuan reagime të ashpra kundër Facebook dhe u zbuluan së fundmi në programin “60 Minutes”. 37 vjeçarja tha se mijëra dokumente që ajo kishte mbledhur treguan se kompania po gënjente publikun, duke rritur problematikat ndaj urrejtjes, dhunës dhe dezinformatave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu