Ish-ministrja e Arsimit Shahini: Të dielën do të shkoj në Tiranë për të votuar Partinë…

0

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini, edhe pse u largua si një ministre pa shumë nder nga Shqipëria, ka ndërmend që të vijë në Tiranë për të votuar, ndërsa përmend disa prej kandidateve gra që garojnë në këto zgjedhje.

Ajo thotë se kritikat që ka për PS-në qëndrojnë ende, përfshirë faktin se kjo forcë duhet të jetë më e majtë dhe më e drejtë, mirëpo me qejf do tia jepte votën e saj ish-kolegeve si Lindita Nikolla apo Milva Ekonomi e Anila Denaj.

Postimi i plotë i Shahinit:

Të dielën do të shkoj në Tiranë për të votuar Partinë Socialiste, grupin politik me të cilin shërbeva për tre vite në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Kritikat e mia për PS-në qëndrojnë ende: PS duhet dhe mundet të jetë më e mirë, më e majtë, më e drejtë. Por, gjithashtu qëndron se sot PS vazhdon të jetë opsioni më i mirë për Shqipërinë.

Po të mund të votoja jashtë qarkut tim, do i jepja votën time

Lindita Nikolla në Lezhë, e cila reformën në arsim e ka shtyrë përpara me kurajo e shumë sacrifice dhe duke punuar për Lezhën paralelisht, pa u ndalur.

Do të kisha votuar për

Milva Ekonomi në Durrës që si deputete u përfshi totalisht në përpjekjet tona për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti, duke kontribuar me punën dhe ekspertizën e saj.

Apo Anila Denaj në Vlorë, e cila me kokë të ftohtë dhe pasion në zemër, drejtoi suksesshëm sfidat marramendëse financiare me të cilat u ballafaquam kur pandemia filloi menjëherë pas tërmetit që shkaktoi dëme mbi 1 miliard Euro.

Do të votoja edhe shumë gra të tjera të cilat kanë treguar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Shqipërinë. Të dashura shoqe, ju uroj sukses të dielën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu