Ish-ndihmësi i ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasit, është ndarë nga jeta

0

Ish-ndihmësi i ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasit, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Anxhelo Pereni ka qenë krahu i djathtë i De Biasit në fillimet e tij te kuqezinjtë. Më vonë ai vendosi të tërhiqej nga profesioni pasi nuk preferonte më të udhëtonte, për shkak edhe të moshës. I moshuari u largua nga pankina për të qëndruar me familjarët e tij.

Përmes një postimi prekës në Facebook, De Biazi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij Anxhelo Pereni.

POSTIMI I DE BIAZIT:

Lamtumirë Anxhelo, bashkëpunëtor i orës së parë me kombëtaren shqiptare. U largove në heshtje, ashtu siç e jetove jetën. Gjithmonë ke qenë mjeshtër i futbollit dhe jetës. Respekt për të gjithë dhe delikatesë në mënyrën tuaj të mësimit të futbollit. Doje te rrije ne shtëpi pas dy viteve te para që kaluan bashke, nuk doje të udhëtoje më, por të qëndroje bashkë me të dashurit e tu. U shpreh ngushëllimet më të thella atyre. Prehu në paqe!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu