Ashtu siç e paralajmëroi, ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, do t’i rikthehet gazetarisë.
Pas 30 viteve në politikë, ai do të ketë një emision të tijin në RTV Ora, të cilin e ka quajtur “Drejt”.
Rama do të jetë në ekran çdo të hënë dhe të enjte, ku temat nuk do të jenë vetëm rreth politikës, por duke trajtuar edhe atë ç’ka të tjerët e anashkalojnë.