Ish-opionistja e Big Brother VIP ‘kryqëzon Kiarën: U rifut në shtëpi për famë

0

Balina Bodinaku ishte opinionistja e edicionit të parë në Big Brother Vip Albania krah Arbër Hajdarit.

Ndërsa ky i fundit e ka kolltukun e tij të kuq edhe këtë vit,Balina u zëvendësua me Zhaklin Lekatarin.

Kjo nuk e ka penguar Balinën që gjatë gjithë këtij rrugëtimi të flasë dhe të japë mendimet e saj rreth banorëve si nëpër studio edhe në live TikTok-u.Një temë mjaft e diskutuar është akoma edhe rihyrja e Kira Titos e cila nuk është pritur pozitivisht.

Gjatë një interviste Balina tha:
“Ajo që po ndodh me Kiarën, është ajo që ka ndodhur dhe unë kam vënë re që ka ndodhur me gati 90% të lojtarëve në atë shtëpi që kanë hyrë jo me besime dhe qëllim për të shkuar në finale dhe për të fituar.

Duket sikur kanë hyrë me idenë që ok unë po hyj, nuk kam për ta fituar lojën, por po hyj njëherë, të kap ca “followers”, të kap një emision.
Kjo është në kurriz të lojës dhe në kurriz të atyre që e shohin lojën.

Ne sot ankohemi dhe themi që ka momente kur loja mbahet nga një ose dy lojtarë dhe kjo për këto arsye. Kiara nëse është rifutur, është rifutur për veten e saj dhe jo për çmimin”

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu