Forcat Speciale të Policisë së Burgjeve kanë zbarkuar në burgun e Drenovës pas informacioneve se në dhomën e një ish-punonjësi policie kishte alkool.
Pas kontrollit të ushtruar nga DAP në dhomën e ish-punonjësit të policisë, Niko Dervishi u gjet një bidon me raki kumbulle.
Kur u pyet se si e siguroi rakinë brenda në burg, Dervishi mësohet të ketë thënë se ja kishte dërguar një nga shefat e këtij burgu.
Pas konfirmimit të informacionit se në dhomën e Dervishit kishte alkool në kundërshtim me ligjin, DAP dërgoi në izolim Dervishin, ndërsa ngjarja u mbajt e fshehtë.