Ish-presidenti Bill Clinton feston në Shqipëri Pavarësinë e Amerikës

0

Bill Clinton, ish-presidenti amerikan, pritet të vijë në Shqipëri, ku do të festojë në vendin tonë 4 Korrikun, ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se Clinton do të mbërrijë në Shqipëri më 3 korrik, ditë kur do të ketë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Kjo vizitë u komentua edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili tha se Clinton vjen në Shqipëri si një hero kombëtar.

“Kurdo që të vijë në Shqipëri, ai vjen si një hero kombëtar në kuptimin e rolit të tij historik që ai ka luajtur në çlirimin e Kosovës. Ai është gdhendur në memorien e këtij kombi si një nga miqtë më të mëdhenj. Në emër të PD-së, unë i uroj mirëseardhjen”, tha Berisha.

William Jefferson Clinton, lindi më 19 gusht 1946 dhe shërbeu si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 1993 deri në vitin 2001. Gjatë kohës kur Clinton ishte në detyrë, u kryen edhe sulmet e NATO-s në Serbi të cilat i hapën rrugë pavarësisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu