Ish-presidenti francez nuk gjen qetësi as në burg! Sarkozy kërcënohet me jetë nga të burgosurit e tjerë, PAMJET ‘thyejnë’ rrjetin orëve të fundit

0

FRANCA- Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, po përballet me kërcënime dhe fyerje nga të burgosurit e tjerë, pavarësisht masave të forta të sigurisë që janë marrë ndaj tij. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, dëgjohen të burgosurit teksa e fyejnë dhe e thërrasin me emër gjatë natës, me qëllim që ta shqetësojnë dhe ta pengojnë të flejë. Vetëm një ditë më parë, tre të burgosur u ndaluan pas publikimit të një videoje tjetër me përmbajtje kërcënuese ndaj ish-presidentit francez.

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Nicolas Sarkozy-t, ndërsa policia ka sekuestruar dy telefona celularë dhe po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në ngjarje.