Ish-të përndjekurit dhe aktivistë të shoqërisë civile ‘rrethojnë’ kryeministrinë

0

 

Në ambientet e kryeministrisë u mbajt paraditen e sotme protesta e shoqërisë civile së bashku me ish-të përndjekur politikë, aktivistë dhe intelektualë .

Protesta u mbajt në lidhje me plotësimin e kërkesave të ish-të përndjekurve, të cilët u futën në grevën e urisë në Qafën e Barit pak javë më parë.

Grevë kjo e cila u mbyll pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të pjesëmarrësve.

Ish-të përndjekurit paraqitën një kërkesë me 8 pika, ku kërkonin vëmendjen e qeverisë për plotësimin e tyre. Kërkesë kjo e cila nuk mori kurrë një përgjigje nga ana e mazhorancës.

Lista e plotë e kërkesave:

Shoqata Qendresa e Rezistenca e te Burgosurve Persekutuarve e Trashigimtareve Politike te Shqiperise kerkon me ane te kesaj greve:

1.Ndryshimi dhe permiresimi i ligjit qe perjashton, persekuton e diskriminon qindra te burgosur politike (2007-2009 e ne vijim)

2.Perfshirja e letrave me vlere ne demshperblimin financiar

3.Kthimi i parave te mbajtua te ne Faturen e demeshperblimit, nga perfitimi falas I banesave nga shteti per kategorine tone

4.Kompensim fizik e material te pasurive te konfiskuara, pronat e tokat bujqesore te grabitura nga diktatura e ligjit 7501 .

5.Njohja me projektligj dhe Vleresimi I punes se papaguar te te gjithe te denuarve dhe te persekutuarve politike

6.Status te vecante pakete ligjesh per pensionet duke u demshperblyer te gjithe te denuarit pa avokat mbrojtjeje

7.Financa te ligjeruara per semundje profesionale te fituar dhe trasheguara nga puna e rende e me pasoja ne miniera, keneta et

8.Vleresimi i krimimeve te Komunizmit si krime kundra njerezimit, ne perputhje me praktikat derkombetare te shteteve ish- komuniste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu