Ish-të përndjekurit politikë ndërpresin grevën e urisë: Qeveria nuk na mbështeti, edhe opozita u tregua indiferente

0

TIRANË- Të përndjekurit kanë hequr dorë nga greva e urisë pas 8 ditësh qëndresë. Njëri prej tyre është shprehur se nuk kanë mbështetje nga qeveria, duke shtuar se mospërfillur edhe nga opozita.

“Nuk mund të rezistojmë dot. E nisëm shtatë vetë. Dy shkuan në spital. Mbështetje nuk kemi. Qeveria nuk na mbështet. Edhe opozita dje nuk kaloi këtej, u treguan indiferentë. Ndjehem keq kur nuk ke vëmendje, nuk reagon kush për disa njerëz që janë në grevë për një të drejtë legjitime, më vjen shumë keq.”, tha një të përndjekurit politikë.

Greva e urisë nisi nga 7 persona të cilët u vendosën jashtë selisë të ish-të përndjekurve. Ata pretendojnë se dëmshpërblimi që kanë marrë nga Qeveria për vitet e tyre të burgut, ose familjarëve të tyre është skandaloz dhe i pamjaftueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu