Kosova përkujtoi sot 16-vjetorin e vdekjes së ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Homazhe në varrin e tij ka bërë edhe ish-truproja e tij, Ukshin Haliti, i cili është kapur nga mediat duke u gjunjëzuar para varrit të ish-presidentit.
Në një video të publikuar nga mediet kosovare shihet Haliti duke iu afruar varrit të Rugovës në gjunjë, e me kokën ulur për disa momente kujton bashkëpunëtorin e ngushtë.
Por nuk ishte i vetmi! Sot, homazhe te varri i Presidentit Historik bënë shumë figura politike, përfshirë krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Ndërkohë që Rugova është kujtuar edhe nga politika shqiptare.