Policia e Tiranës ka arrestuar një ish-zyrtare të Ministrisë së Brendshme pas dyshimeve për shkelje të masës së sigurisë dhe tentativa për djegie të pronës së ish-partnerit të saj.
Burime zyrtare bëjnë me dije se pas kontrollit, u vu në pranga Alma Bine, 43 vjeç. Sipas njoftimit të Policisë, ajo dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më pas ka tentuar t’i djegë automjetin e ish-bashkëjetuesit të saj.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe konfirmon se Alma Bine ndodhet nën kontroll ligjor në pritje të procedimeve të mëtejshme.





