Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, foli për zhvillimet në PD, nga dorëheqja e Lulzim Bashës te rikthimi i Sali Berishës. Gjatë bisedës në studio, Bylykbashi ka sjellë në vëmendje gabimet që çuan në humbjet e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, ndërsa ka folur edhe për qëndrimet e tij lidhur me çështje të ndryshme brenda opozitë duke mos u dakorduar me shumë qëndrime të Bashës.
Pyetje: Jeni një nga njerëzit që keni qenë shumë afër zotit Basha, ku nisën të ndaheshin rrugët tuaja?
Bylykbashi: Në një parti politike nuk është çështja raporti miqësor por interesat e përbashkët. Isha dërguar në negociata për t’u vrarë në betejë, por diçka që ndodhte ndryshe më pas, por ajo është çështje e tij dhe një gjë e tillë nuk më ka ndodhur me Berishës. Në 2017 i kam kërkuar zotit Berishës të rikthehej se Basha nuk na çonte në fitore. Ndërgjegjësimi se Basha duhet të largohej ka qenë më herët…Por mund të them që kur na solli në 16 maj 2021 aktin e thirrjes për zgjedhjet e reja për kryetar i kam dalë kundër, duke i thënë se nuk ishte koha…Kam kërkuar një analizë dhe të mbahej llogari për vendimet e mëdha strategjike të gabuara, çadra, humbja e 2017, marrëveshja e 2017 , djegia e mandateve, këto janë gabime strategjike që groposin një forcë politike…”,- ka thënë më tej Bylykbashi.