Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj në Shkodër, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Policia nuk e jep identitetin e personit të shpallur në kërkim, për shkak se hetimet janë në zhvillim e sipër.
Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë qenë sëbashku në të njëjtin automjet.
Kështu, policia ka bërë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martes në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës.