Ishin duke luajtur futboll/ Sherr me gurë mes dy 12-vjeçarëve në Korçë, plagoset njëri prej tyre

0

Dy të mitur janë përfshirë në një konflikt këtë të martë në Korçë, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, teksa bëhet fjalë për dy 12-vjeçarëve, të cilët kanë qenë duke luajtur futboll në momentin kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Autoritetet policore raportojnë se nga konflikti ka mbetur i plagosur me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën. Ndërkohë, 12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu