Ishin duke nxjerrë njerëz nga gërmadhat, ja momenti kur rrënojat e një ndërtese bien mbi 2 punonjës të kërkim-shpëtimit në Turqi (VIDEO)

0

Disa pamje tronditëse po qarkullojnë në mediat e huaja, të cilat tregojnë dy shpëtimtarë turq që zihen poshtë nga rrënojat teksa përpiqen të nxjerrin njerëzit nga gërmadhat e mbetura të tërmeteve që goditën Turqinë e Sirinë.

Ngjarja është filmuar në qytetin e Hatajit dhe shpëtimtarët me ndihmën e kolegëve të tyre u liruan pak kohë më vonë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se më shumë se 25 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmetet në Turqi dhe Siri, sipas të dhënave të përditësuara gjatë ditës së sotme.

Sipas presidentit turk Rexhep Erdogan, i cili vizitoi qytetin juglindor të Sanliurfas, deri më tani në Turqi janë gjetur trupat e 21.848 personave, ndërsa autoritetet në Siri kanë njoftuar për 3.553 të vdekur.

Ndërkohë, ushtria austriake ka pezulluar operacionet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti për shkak të “situatës gjithnjë e më të rrezikshme të sigurisë”, tha zëdhënësi i saj sot në Twitter.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer, shkroi në Tëitter se Njësia e Menaxhimit të Fatkeqësive të Forcave të Armatosura Austriake (AFDRU) do të jetë sërish e disponueshme për operacione të mëtejshme shpëtimi, kur mjedisi në të cilin ato veprojnë të bëhet i sigurt.

Agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi për përplasje midis grupeve dhe tha se ushtarët austriakë ishin strehuar në një kamp me organizata të tjera ndërkombëtare dhe po prisnin udhëzime.

Rreth 80 shpëtimtarë nga forcat e armatosura austriake kanë qenë në Antakya (Antioki), Turqi, që nga 7 shkurti dhe kanë nxjerrë tashmë 9 persona nga rrënojat.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu