Ishin duke transmetuar live situatën e zjarreve sulmohen me shishe kokës gazetari dhe operatori (Video)

0

Turqia po “lufton” me flakët prej disa ditësh.

Mediet raportojnë për shumë dëme në botën e faunës dhe djegie të pyjeve në Turqi.

Reporteri i Halk Tv, një media lokale në Marmaris İçmeler, u sulmua fizikisht sepse po raportonte rreth zjarreve.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një person, i cili bërtiti se “ne do t’ju ndalojmë kur flisni keq”, theu një shishe dhe shënjestroi kameramanin e Halk TV në vendin e ngjarjes.

Më vonë, gazetari Gokmen Karadag ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe kameramanit.

Gökmen Karadağ tha: “Sa vjet kam qenë transmetues i drejtpërdrejtë, nuk kam parë një sulm të tillë. Ne transmetuam, nuk bëmë asgjë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu