Ishin në një stërvitje/ Përplasen dy avionë ushtarakë, vdesin dy pilotët

0

Dy avionë ushtarakë u përplasën në Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës dhe pilotët humbën jetën në përplasje.

Dy avionët u rrëzuan në tokë, në një livadh jo shumë larg nga rruga Longaria, pasi morën flakë. Avioni tjetër u rrëzua në një rrugë aty pranë, duke prekur disa ndërtesa. Sipas dëshmitarëve vetëm falë manovrës së pilotit është shmangur masakra.

“Në mëngjesin e vonë të ditës së sotme, dy avionë U-208 në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht” u përplasën për arsye të panjohura për momentin, duke rënë për tokë në një zonë pranë aeroportit ushtarak të Guidonia.

Fatkeqësisht, dy pilotët vdiqën në përplasje. Ekipet ndërhynë menjëherë në vendngjarje për shpëtimin. Nuk ka persona të tjerë të përfshirë”, thanë Forcat Ajrore në një njoftim zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu