Ishin nisur për të kryer atentat në Berat, braktisën çdo gjë në pyll, zbardhen emrat e tre të shpallurve në kërkim

0

BERAT- Hamit Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë personat që ishin nisur për të kryer një atentat. Sipas forcat blu, këto persona, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.

Policia ka gjetur mjetin, një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe të një sasie municioni luftarak.

Nga kontrolli në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e Gorës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.

Policia ka nisur punën për arrestimin e tyre. Këta persona do të vihen në hetim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu