Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Lecce të Italisë nga 21-vjecari i identifikuar si Antonio De Marco. Ai mori jetën e dy të rinjve Daniele de Santis dhe Eleonora Manta vetëm për xhelozi ndaj lumturisë së tre.
Pasi u mor nga policia, u shpreh: “Unë i vrava se ishin shumë të lumtur dhe prandaj u zemërova”. Ai u rrëfye në mbrëmjen mes 28 dhe 29 Shtatorit para Prokurorit të Lecce-s duke thënë se ndoqi dy të rinjtë.
De Marco kishte jetuar me viktimën De Santis, ndaj kishte një kopje të celësave të shtëpisë. Ai u largua që prej Gushtit dhe prej asaj kohe ka planifikuar vrasjen. Ai hyri në kuzhinë ku po darkonin të rinjtë dhe goditjet e para ia dha mikut të tij Daniele.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 Shtatorit dhe policia u njoftua nga dëshmitarët që dëgjonin zhurma nga aartamenti. “Unë jam duke dëgjuar thirrje … thirrje të mëdha, po ndodh një dhunë të paparë”, është një nga dëshmitë e dhëna në telefon në 112 midis orës 20.45 dhe 8.57 pasdite.
Një nga dëshmitarët kryesorë ishte një burrë me origjinë shqiptare që pa De Marco të dilte nga ndërtesa menjëherë pas vrasjes dhe e njohu atë në një video të regjistruar nga një sistem i mbikëqyrjes video. “Kam dëgjuar britmat e një gruaje dhe zhurmat e thyerjes së xhamit … britmat ishin nga një grua që kërkonte ndihmë e dëshpëruar … Dëgjova gruan duke thënë ‘Mjaft Andrea’”, tha burri