SHBA- Mark Dickey, eksploruesi amerikan i cili ishte bllokuar në thellësi të shpellës Morca në rajonin malor Taurus të Turqisë ka arritur të shpëtojë nga një ekip ndërkombëtar i shpëtimtarëve të shpellave.
“Ekipi i shpëtimit aktualisht po lëviz Markun në -180 metra. Operacioni i shpëtimit do të vazhdojë nga -180 metra pasi Marku ka pushuar për pak kohë në kampin këtu. Nëse gjithçka shkon mirë, synohet të shpëtohet Marku plotësisht sonte ose nesër”, shkroi Federata Speleologjike e Turqisë në X.
Dickey, 40 vjeç, u bllokua brenda shpellës të shtunën më 2 shtator, pasi vuante nga gjakderdhja gastrointestinale. Speleologu dhe shpëtimtari i njohur i shpellave bëri bujë ndërkombëtare për shkak të famës së tij në botën e eksplorimit të shpellave, shkruajnë mediat e huaja.
Më shumë se 150 shpëtimtarë të shpellave dhe personel mjekësor bashkuan forcat për të stabilizuar zotin Dickey përpara se të nisnin një mision kompleks nxjerrjeje.