I riu shqiptar gjendet i goditur disa herë me thikë në mes të rrugës. Ja ku ka ndodhur ngjarja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në komunën e Bresso-s në Milano.

Mediat italiane bëjnë me dije se një 24-vjeçar shqiptar është gjetur i masakruar me thikë në një rrugë në veriperëndim të Milano-s.

Mësohet se i riu ndodhej në gjendje të dehur dhe ishte goditur nga disa persona, të cilët ishin larguar dhe e kishin aty të gjakosur.

Dyshohet se 24-vjeçari kishte pasur një mosmarrëveshje me autorët, por nuk dihet ende arsyeja.

I riu shqiptar ishte emër i njohur për policinë.

24-vjeçari kishte shenja të goditjes me thikë në shpatull dhe gjoks.

Ai u transportua në spital, ku ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Policia italiane ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Burimi: Sesto Notizie

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu