Ishte duke lëvizur me motor, aksidentohet dhe humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Greqi

0

GREQIA- Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit sot, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Rethimno të Greqisë. Mediat greke raportojnë se shqiptari, i cili ishte duke lëvizur me motor, për arsye ende të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mësohet se viktima u dërgua në spital, por për fat të keq nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga aksidenti. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pak jashtë fshatit Adele në orën 02:00 të mëngjesit. Ndërkohë bëhet me dije se 25-vjeçari shqiptar nuk ishte i pajisur me helmetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu