SHKODËR- Një 58-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se shoferi i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, ka pësuar arrest kardiak teksa po konsumonte kafe në një lokal.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.