Ishte duke zënë peshk, bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën. Njoftimi i policisë

0

Ishte duke peshkuar, kontakti me energjinë elektrike i merr jetën 55

Një person ka humbur jetën në fshatin Jubë të Sukthit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa ishte duke peshkuar.

Policia bën me dije se viktima është 55-vjeçari A.Ç. banues në Sukth.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu