“Ishte i shoqëruar me femër tjetër, ai u afrua dhe më mori numrin kur ajo…”/ Melania Trump rrëfen takimin e parë me ish-Presidentin e SHBA-së

0

Në librin e saj të ri, Melania Trump rrëfen takimin e parë me Donald Trump gjatë një feste të ‘Javës së Modës’ në vitin 1998.

Ajo tregon se ai ishte me një grua tjetër kur e pa dhe filloi të flirtonte me të.

“Përshëndetje. Unë jam Donald Trump,” u prezantua ai. Edhe pse Melania e njihte, ajo nuk dinte shumë për të. Ai e pyeti për jetën e saj në New York, Slloveni dhe udhëtimet e saj, duke i lënë një përshtypje të mirë.

Megjithatë, Donald nuk ishte vetëm, dhe kur shoqëruesja e tij u largua për një moment, ai i kërkoi numrin e celularit.

Melania e refuzoi dhe i kërkoi të ndante numrin e tij, gjë që ai e pranoi me kushtin që ajo të telefononte. Kështu filloi një histori e veçantë mes dy personazheve të njohur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu