Një shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa, në provincën e Trevisos në Itali. Sipasmediave italiane bëhet fjalë për Bledar Dedjan, në trupin e të cilit u konstatuan plagë me thikë në fytyrë dhe gjoks. Dedja prej disa kohësh jetonte dhe punonte në zonë u gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.
Me origjinë nga Shqipëria, Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas gruan dhe një vajzë të vogël: familja e tij e kishte parë për herë të fundit të shtunën pasdite. Por duke qenë se ai nuk u kthye në shtëpi pasi mbaroi turnin në punë, gruaja u alarmua dhe njoftoi në Polici për zhdukjen e tij. Trupi i pajetë i burrit u gjet disa orë më vonë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.
Tashmë hetuesit po hetojnë rastin, ku pista kryesore është ajo e vrasjes, por ende nuk dihen detaje dhe as shkaku.