Ishte në detyrë, humb jetën një polic i Njësisë Speciale në Jarinjë

0

KOSOVË- Një polic i Njësive Speciale të Policisë Kufitare ka ndërruar jetë në vendin e punës teksa po qëndronte në pikën kufitare në Jarinjë.

Zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për mediat se polici Rexhep Sejdiu u gjet i vdekur këtë mëngjes.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha Elshani.

Polici ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Varrimi i tij pritet të bëhet nesër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu