Itali- Ndërsa po priste lindjen e bebit, burri sheh se si po i vidhnin banesën.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një burrë, i cili ndodhej së sallën e lindjes së bashku me gruan e tij pa nga telefoni ku kishte të instaluara kamerat e sigurisë se dy persona po përpiqeshin të hynin në shtëpi.
Burri nga salla e lindjes lajmëroi policinë e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, në lagjen Staglieno në Genova.
Policia arrestoi dy shqiptarë të moshës 24 dhe 30 vjeç pas një ndjekjeje në pyllin e Righit, shkruan Ansa.
Agjentët u kontaktuan nga babai i ardhshëm i cili pa dy burrat e maskuar nga kamerat vëzhgimit, teksa përpiqeshin të hapnin derën dhe të hynin brenda.
Kur dy shqiptarët panë policët tentuan të arratiseshin në pyll. Por arratia nuk zgjati shumë pasi agjentët i arritën dhe i arrestuan.