Ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë/ Sekuestrohen 126 kg kanabis në Igumenicë, kapte vlerën prej 315 mijë euro

0

Një sasi prej 126 kilogramë dhe 380 gram kanabis janë sekuestruar në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Thesproti të Igumenicës.

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga ka rënë një person, i cili po transportonte lëndën nga Shqipëria drejt Greqisë me automjetin e tij.

Mësohet se autoritet kanë sekuestruar 89 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 126 kilogramë e 380 gram. Gjithashtu, i është konfiskuar edhe vetura në pronësi të shtetasit, si dhe një shumë prej 650 euro dhe dy aparate celularë, të cilat i janë gjetur.

Përfitimi i pritshëm nga trafikimi i sasisë së sekuestruar vlerësohet të jetë në shumën 315 950 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu