“Ishte një gjest idiot!” Kërcënoi vajzën e Melonit, autori një profesor i gjermanishtes, deklarata e tij: Kërkoj falje, por nuk tërhiqem nga idetë e mia politike

0

ITALIA- Autori i kërcënimit të vajzës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni është një profesor i gjermanishtes ndërkohë, edhe pse ka kërkuar falje, ai thotë se nuk tërhiqet nga idetë e tij politike. Polemikat shpërthyen pas pas një postimi të tij në rrjetet sociale ku uronte që vajza e kryeministres Giorgia Meloni të kishte të njëjtin fat si Martina Carbonaro, 14-vjeçarja e vrarë në Afragola nga ish-i dashuri i saj.

Ai tregoi se pas publikimit të postimit ka marrë kërcënime me vdekje, fyerje dhe hedhje domatesh në dritaret e banesës së tij, duke shtuar se ka kaluar denoncim në Policinë Postare. Ndërsa kundërshtoi idenë se një mësues duhet të jetë në përputhje me bindjet e qeverisë për të merituar rolin e tij, ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional pas lajmeve që Italia po dërgonte armë në Izrael.

“Ishte një gjest idiot, një postim i shkruar në mënyrë impulsive. Kërkoj ndjesë për përmbajtjen: nuk duhet uruar kurrë vdekja, aq më pak për një fëmijë. Por nuk tërhiqem nga idetë e mia politike – nuk ndiej se ky qeveri më përfaqëson. E kuptoj rëndësinë e asaj që kam bërë. Në klasë nuk kam bërë kurrë politikë. Nxënësit më duan, urrej çdo formë dhune, dua kafshët dhe bëj vullnetarizëm. Ishte një gabim. E fshiva postimin, jo nga frika, por sepse e kuptova vetë që ishte i gabuar. U zgjova në mëngjes dhe thashë: ‘Çfarë kam shkruar!’ U pendova menjëherë”, ka deklaruar profesori i gjermanishtes, në një intervistë për Roma Online.