Ishte zhdukur bashkë me të dashurën, DJ i njohur gjendet i pajetë në pyll

0

LONDËR- Është gjetur i vdekur DJ i njohur turk Koray Alpergin. Ai u shpall i humbur pak ditë më parë ndërsa sot u bë i mundur identifikimi i tij pas gjetjes së një kufome në pyll. Ekzaminimet mjeko-ligjore vërtetuan se trupi i gjetyur në pyll ishte DJ.

Sipas “Mirror Uk”, Koray Alpergin, një DJ i njohur nga Turqia dhe pronar i një radioje në Angli. Ai ishte zhdukur bashkë me të dashurën e tij pak kohë më parë, e ndërsa në media u fol se dyshja ishin rrëmbyer nga shtëpia e tyre. Ai njihej ndryshe si “DJ i dashur i Radios së Londrës”.

Ndërkohë mediat turke i kanë bërë jehonë lajmit ku nuk kanë munguar as ngushëllimet.

“Shoqëria turke e Londrës është në zi! I shprehim ngushëllimet tona Tuncay Beykozlu, babait të ndjerë të Koray, dhe të dashurve të tij”, shkruan Turkish Press.

“Jemi të shkatërruar nga vdekja e parakohshme e DJ Koray “Bizim FM” Alpergin. Ai ishte një njeri brilant, i dashur botërisht, që solli gëzim për mijëra njerëz me shfaqjet e tij në radio”, shkruan T-Vine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu