Ishte zhdukur prej dy javësh/ Gjendet i gjallë një marinar në mes të Paqësorit, hëngri salmon për të mbijetuar

0

SHBA- Një marinar i cili ishte zhdukur për gati dy javë është gjetur i gjallë duke lundruar në një gomone disa metra larg bregut, njoftoi Roja Bregdetare e SHBA, shkruan BBC.

Shpëtuesit kanadezë që e gjetën thonë se ai kapi dhe hëngri salmon për të mbijetuar. Burri, i cili nuk u identifikua, ishte larguar nga Grey Harbor në shtetin Uashington më 12 tetor në mbrëmje. Varka duhej të kthehej më 15 tetor, por nuk u kthye.

“Marinari po lundronte në mes të askundit. Rrallëherë kalon një varkë atje. Fakti që ai ishte në atë varkë shpëtimi për ditë të tëra dhe ende mbante shpresën dhe më në fund u gjet nga një varkë peshkimi pak a shumë e rastësishme ishte e pabesueshme dhe thjesht e mrekullueshme. Oqeani është një vend shumë i madh. Ai po lundronte në mes të askundit. Shumicën e kohës është shumë e rrallë që një varkë të kalojë atje” tha oficeri Steve Strohmeyer.

Një tjetër marinar që u nis me të nuk është gjetur dhe roja bregdetare thotë se incidenti “mbetet nën hetim”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu