Ishulli i njohur grek ‘në luftë’ me flakët prej mëngjesit të sotëm

0

Në “luftë” me flakët janë forcat speciale në ishullin helen Chios, pas shpërthimit të zjarrit mëngjesin e sotëm në vend që sa vjen e po forcohet për shkak të erërave të forta.

Sipas informacioneve që dha për mediat vendase kryebashkiaku, Stamatios Karmanxis, i ishullit deri më tani janë evakuuar 3 fshatra dhe janë djegur sipërfaqe të mëdha toke.

“Jemi në ‘luftë’ me flakët, por fatkeqësisht era që po frynë në zonën ku shpërtheu zjarri nuk po ndihmojnë fare situatën. Për arsye sigurie kemi evakuuar 3 fshatra. Fatkeqësisht jemi në mesin e verës dhe një incident kaq të trishtë e prisnim. Forcat speciale po punojnë fort për fikjen e zjarrit i cili po përhapet me shpejtësi”, tha Karmanxis.

Në përballje me zjarrin ka hyrë edhe avion rus “bisha”, Beriev Be-200, i cili mbërriti në vend në qershor të këtij viti për t’iu shtuar forcave ajrore greke.

Tymi ka nxirë dhe mbuluar të gjithë ishullin grek, por fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk është dëmtuar asnjë qytetar.

Vetëm një zjarrfikës, për shkak të tymit humbi ndjenjat dhe u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Sipas hetimeve të deritanishme lidhur me shkaqet që mund të kenë bërë zjarrin “të shpërthejë” mendohet se mund të ketë qenë ndonjë dëmtim i rrjetit elektrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu