Nga Behauddin GASHI
Terrorizmi nuk ka Fe, as ngjyrë, as komb!
Çdo veprim terrorist, nuk ka rëndësi kush e bën ose për çfarë qëllimi, është një goditje e rëndë për paqen, demokracinë dhe njerëzimin.
Terrorizmi është errësira që lufton dritën, është vdekja që mendon se mund të mposhtë jetën, është shkatërrimi që dëshiron të sundojë ligjin!
Sipas Islamit, askush nuk ka të drejtë të marrë vendim – në emër të Zotit – për të shkaktuar dhunë a gjakderdhje ndaj burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm!
Islam do të thotë paqe, siguri, vendosje të paqes dhe afërsisë midis njerëzve!
Islami e refuzon kategorikisht terrorizmin!
Në Islam nuk ka asnjë vend për terrorizmin, i çfarëdolloj forme a mënyre qoftë apo me cilëndo fytyrë u shfaqtë…
Terroristët duhet ta dinë mirë se përpara Krijuesit të gjithësisë, All-llahut Fuqiplotë, nuk do të mund të gjejnë asnjë arsyetim dhe dënimin që ndoshta s’e marrin qysh në këtë dynja…, do ta vuajnë padyshim në botën tjetër, mes Zjarrit të Xhehennemit, që është përgatitur për të gjithë të prishurit!
Ngushëllime popullit turk!
Ngushëllime familjarëve të të vdekurve!
Shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve!
Lutjet tona janë me ju!