Itali/Arrestohen babë e bir me kombësi shqiptare ,pasi goditën me thikë një 47-vjeçar italian

0

Arrestohen në Itali  babë e bir me kombësi shqiptare, përkatësisht 50 dhe 30 vjeç, pasi goditën disa herë me thikë një 47-vjeçar italian.

Sipas mediave, italianit i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ndodhet i shtruar në spital, ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes këtij të fundit me babë e bir.

Plagosja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, pas mesnate, në qendër të Ariccia, Borgo Garibaldi, pranë lokalit që menaxhojnë dy shqiptarët.

Babë e bir tashmë ndodhen në burg dhe akuzohen për tentativë vrasjeje.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu