ITALI-Dëme të mëdha janë krijuar për shkak të motit të keq që goditi Sicilinë. Stuhia e fortë ka shkaktuar përmbytje të mëdha, makinat janë zhytur nën ujë, ndërsa rrugët janë kthyer në përrenj.
Alarmi i kuq i dhënë nga ekspertët është përsëritur edhe për ditën e sotme veçanërisht në Siçili dhe Kalabri.
Gjashtë të zhdukur janë gjetur ndërsa një çift të moshuar ende është në kërkim. Shkollat në shumë qytete janë mbyllur. Sipas përditësimeve të fundit, provincat më të prekura janë: Catania, Messina, Reggio Calabria, Vibo Valentia, Crotone e Catanzaro.
Alarmi i kuq është dhënë edhe për provincën e Siracusa ku shkollat gjithashtu do mbyllen edhe nesër. Kjo pasi situata shfaqet problematike pothuajse në të gjithë territorin kalabrez.