Itali/ ‘Do të të djeg me acid’, kërcënonte ish- të dashurën, arrestohet 35-vjeçari

0

Një 35-vjeçar nga Breno, në Valle Camonica, Itali u arrestua nga policia me akuzën se kishte përndjekur ish-të dashurën e tij 33-vjeçare.

Sipas burimeve nga mediat italiane, ai e kërcënoi të renë se do ta digjte me acid.

Përndjekja e 33-vjeçares filloi pas përfundimit të marrëdhënies.
Kërcënimet e përsëritura bënë që viktima t’i drejtohej Policisë së Brenos, e cila arrestoi ish-të dashurin e saj.

35 vjeçari do të duhet të paraqitet para gjykatësit të hënën, për t’u njohur me masën e sigurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu